Janë duke vazhduar me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” në Kukës.
Punimet për stadiumin e ri të Kukësit pritet të përfundojnë në muajin shtator.
Nga punimet që po bëhen aty ka publikuar pamje Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facbook”.
Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është një tjetër projekt i premtuar nga qeveria shqiptare, i cili po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s.
Impianti i ri sportiv në veri të vendit, i cili parashikohet të përfundojë në fund të gushtit, do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.
Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është sipas standardeve më të mira i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve etj./TV Malisheva