Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ia ndërpreu punimet në Rrugën A. Rama këtë vendim e quajti politik dhe në dëm të interesit publik.

Ai ka akuzuar VV-në për ndërhyrje sepse sipas tij vendimi për pezullim të punimeve është marrë nga motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

“Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli“, ka shkruar Rama në “Facebook”.

/TV Malisheva

Share.