Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës”
Rama, ka thënë se më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇk-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht.
Rama: Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit
“Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇk-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht dhe e përsëris, padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për t’u treguar sot, por edhe një fati besoj unë, të shenjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata, një barrë që ata e morën përsipër kur ishin shumë të rinj dhe që janë të detyruar ta mbajnë deri në fund, pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje ose si pamundësi për të zgjedhur ndryshe dhe është një nder i veçantë që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftëtaren dhe bashkëvuajtësen e Rexhep Selimit,”, ka thënë Rama.
Rama ka shtuar se në ditët kur këto punë të jenë të varuara në këto mure, të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjesh, që do të thotë takimesh, komunikimesh, bashkëbisedimesh, reflektimesh për atë që është historia, jo thjeshtë e Rexhep Selimit, por siç është historia e Kosovës e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e UÇK-së. Ai ka shprehur solidaritet me familjarët e të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇk-së.
Rama: Dua sinqerisht t’ju shpreh të gjithë solidaritetin tim familjarëve dhe më këtë rast edhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇk-së
“Dua sinqerisht t’ju shpreh të gjithë solidaritetin tim familjarëve dhe më këtë rast edhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇk-së, të cilët nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër, pëveçse kanë guxuar në një moment që askush nuk do të guxonte dhe jo vetëm kaq, por kanë guxuar edhe përkundër të gjitha parashikimeve edhe atyre më optimiste, kanë guxuar kundër të gjitha atyre ngrehinave institucionale të brendshme dhe të jashtme, kanë guxuar kundër të gjithë opinioneve të përgjithshme me synimin për të çliruar vendin e tyre dhe natyrisht që sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka shtuar se, Shqipja nuk e ka akoma pasaportën e kësaj Repuplike dhe jam i bindur që ne mund ta korigjojmë këtë gabim të madh .