Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se Samiti i Diasporës është një udhëkryq që bashkon të gjithë liderët shqiptarë të rajonit pavarësisht bindjeve politike. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se të bashkuar në një skuadër “asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm”.
“Përtej simbolikës ky takim dy ditor, vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësisht si të bashkojmë më mirë forcat për t’ja dalë në realizimin e ambicieve legjitime dhe të objektivave të përbashkëta”, tha ai, raporton Abcnews.al
/TV Malisheva