Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Gjermani.
Ky takim do zhvillohet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Shqipërisë, sot ai do t’a zhvilloj takimin në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, ku do të diskutohet ndër të tjera mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.
/TV Malisheva