Ka nisur mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjithë duhet të biem dakord për garantimin e transparencës për të ardhurat e mbledhura.

Sipas tij, në këto kushte, buxheti i shtetit duhet të jetë i monitoruar nga një mekanizëm transparence.

“Ky komitet është garanti se programi  i rindërtimit do të jetë  ‘fryt’ i të gjithëve. Këtu të gjithë kanë sjellë jo vetëm kontribut financiar, por edhe dijësore. Faza ku jemi është kalimtare, por jo dhe aq e shpejtë. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, janë gjithnjë të mirëpritur. Të japim mesazhin e kanalizimit të kontributeve dhe financimeve përmes këtij komiteti. Unë ju garantoj të gjithëve se qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe transparente”, ka thënë ai.

Share.