Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare në Elbasan, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka propozuar të krijohet një abetare e unifikuar Kosovë-Shqipëri.

Ai tha se nëse bien dakord, të bëhet vetëm një abetare e gjuhës shqipe.

“Ne kemi dakordësuar në Qeveri në mbledhjen e fundit që të punojmë që vitin e ardhshëm që është dhe jubilar për Pavarësinë e vendit tonë të kemi gati Abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe me shumë kënaqësi dua që ta ndajmë së bashku këtë objektiv, në mënyrë që nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri në Kosovë, e më pas ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe. Do na duhet një punë cilësore për të bërë një libër të shenjtë laik që të mbetet edhe si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat”, tha Rama./TV Malisheva

Share.