Të mërkurën, një ditë pas çeljes së negociatave Shqipëri-BE u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian në godinën e qeverisë shqiptare. Derisa flamuri kuq e zi valëvit në oborrin e BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi partnerët ndërkombëtar, ndërsa u shpreh se rruga drejt anëtarësimit tashmë bëhet më e vështirë.

Ai theksoi se tani tani është mundësia e artë që Shqipëria të bëhet vendi që meritojnë fëmijët.

Ai u zotua të shtojë angazhimin dhe të ngrejë qeverisjen në një nivel të ri, me ç’rast përmendi dhe mbështetjen për lirinë e medias.

Rama u kërkoi falje shqiptarëve, për gabimet të cilat siç tha ai, është i vetëdijshëm dhe ato që ende nuk i ka kuptuar, ndërsa siguroi se s’ka bërë asnjë gabim me qëllim përfitimin në kurriz të të tjerëve.

“Ky është një rrugëtim drejt paqes dhe lirisë, drejt shtetit modern e demokratik të shqiptarëve dhe jo nënshtrimit ndaj pushtuesve dhe perandorive që në histori ua kanë imponuar shqiptarëve. Falënderoj sot me përulësi të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. Kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia. Nga thellësia e shpirtit, ju them që kurrë s’kam qenë më i bindur për ta merituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë evropiane”, tha kryeministri.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

 

/TV Malisheva

Share.