Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas barazimit me Dritën.

Kryendeshja e xhiros së tetë u mbyllë pa gola, kështu që Drita dhe Prishtina ndanë pikët.

Pas ndeshjes, Ramadani tha se është i kënaqur me këtë barazim.

Nuk kishte shumë raste kjo ndeshje, ne pak më tepër patëm guxim për të sulmuar, e keni pa formacionin më të mirë e kam përdorur për të fituar. Nuk krijuam shumë, sepse kundërshtari ishte i kujdesshëm. U munduam më tepër, kishte një diferencë më të madhe në pjesë të parë, në të dytën u baraspeshua takimi. I uroj lojtarët për pikën e fituar”.

“Të gjithë duhet të jemi të kënaqur, sepse në fund mund edhe të pranonim gol”, vazhdoi ai.

Në fund, trajneri i Prishtinës e paralajmëroi transferimin më të fundit, Besart Berisha se do t’i duhet punë që të hyjë në formacionin bazë.

Sot ishte me tepër një njoftim i Besartit me futbollin e Kosovës. Berisha e ka pa që edhe këtu duhet të ipet maksimumi për t’u futur në formacion. Ajo që i mungon më se tepërmi është gjendja fizike, por tani kemi pushimin dhe do ta përmirësojmë sa të kemi mundësi”, nënvizoi ai./TV Malisheva

Share.