Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Gentrit Ramaj, ka thënë se nuk ka iniciativa për rininë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë iniciativë për rininë nga Komuna, e që për këtë shkak duhet të ketë përkrahje massive për të në mënyrë që ajo të mund të kontribuojë më tutje.

“Janë duke u përkrahur njerëzit të cilet kanë potencial, mirëpo kur jemi këtu shoh se për rininë nuk ka iniciativa përbrenda komunës tonë, kështu që masivisht duhet të përkrahet ajo në mënyrë që të mund të japim kontribut”, ka thënë Ramaj. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.