Feronikeli dy ditë më parë ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës që vjen nga Mali i Zi, Dejan Vukiçeviq i cili sot e ka zhvillura stërvitjen e parë me skuadrën kampione.

Në prezantimin zyrtar, kryetari i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj ka zbuluar arsyet pse zgjodhi Vukiçeviçn.

“Më tepër jemi të fokusuar te garat evropiane, me të cilat nuk isha i kënaqur së fundi edhe pse ekipa ka garuar për herë të parë, thjesht kemi mundur të bëjmë më tepër.

Ne i kemi parë mangësitë tona gjatë këtij rrugëtimi në Evropë, dhe kjo na ka shtyrë të mendojmë që na duhet një trajner ma kualitativ për gara evropiane, që së paku të jemi konkurrent me ligat e regjionit”, tha Ramaj.

Share.