Ai tanimë është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në tabloidet ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për tenorin me prejardhje shqiptare, Ramë Lahaj, i cili ka zënë një vend të veçantë në tregun botëror.
Tenori nga Istogu së fundmi ka performuar në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër, që ka bërë të përflitet në masë të madhe për sukseset e arritura.
Në një intervistë dhënë për thestage.co.uk, ai ka theksuar se dëshiron që muzikantët nga Kosova të ndajnë skenën me artistët botërorë.
Në shkrimin e tyre thuhet se, “Tenori kosovar Ramë Lahaj nuk ka filluar të merret me trajnimet e tij muzikore deri në moshën 21 vjeçare, por tani është një yll ndërkombëtar, duke u shfaqur në Royal Opera House”.
Në intervistën me Natasha Tripney, Lahaj flet më shumë për rrugëtimin e tij në karrierë dhe planet për të organizuar një festival në vendin e tij të lindjes.
Rama deri më tani ka prekur disa nga skenat më të mëdha botërore me interpretimet e tij të mrekullueshme. /TV Malisheva