Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, ka publikuar një foto me të cilën tregon se ka përfunduar në spital, e kjo si duket është pasojë e ndonjë gripi sezonal.
“Pak inhalim pasdite nuk e ka mbytur askënd”, ka shkruar Lahaj.
Tenori shqiptar me talentin e tij arriti të bëhet tejet i suksesshëm ndërkombëtarisht.
Lahaj nuk heziton të jetë aktiv në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Në fotografinë që ai e ka publikuar në rrjetin social pak orë më parë shihet i shtrirë dhe duke u trajtuar.