Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim një delegacion nga Holanda, të cilët i kanë prezantuar planin për Portin e Durrësit. Në këtë projekt parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë.
Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal.
Pamjet se si do të duket ky projekt i ka publikuar vetë Rama, në llogarinë e tij në Facebook.
“Mirëmengjes dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030“, ka shkruar Rama.
/TV Malisheva