Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari janë duke qëndruar në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme ata u pritën nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Na priti sot dhe biseduam miqësisht për rrethanat politike në Kosovë dhe kujtuam të kaluarën tonë në kohë. Me shkëlqësin e tij Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Ilir Meta, së bashku me kryetarët e respektuar të Komunave Skenderaj e Drenas, z. Bekim Jashari e z. Ramiz Lladrovci. Respekt, për Shtetin Shqiptar !”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Share.