Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është ftuar nga Gjykata Speciale, këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes rrjetit social facebook

Ja postimi i plotë :

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Share.