Trajneri i Manchester United Ralf Rangnick ka përditësuar sot mbi gjendjen e Cristiano Ronaldos dhe Edinson Cavanit para ndeshjes kundër Tottenhamit këtë të shtune.
Ronaldo mungoi në derbin e Manchesterit javën e kaluar, ku City e mposhti me rezultat 4:1 Manchester United, së bashku me Edinson Cavanin, Luke Shaw dhe Raphael Varane.
Ndërkaq, për ndeshja kundër Tottenhamit do të jetë thuajse vendimtare për të dy skuadrat në garën për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, dhe Rangnick është i vetëdijshëm për këtë gjë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për ndeshjen e nesërme. Ne duhet të fitojmë këtë ndeshje, e dimë këtë gjë. Kemi pasur një javë të mirë në stërvitje”, tha Rangnick.
Kur u pyet se a do të jetë i gatshëm Ronaldo për ndeshjen e nesërme, trajneri gjerman u shpreh optimistë duke thënë që do të ylli portugez do të përfshihet kundër Tottenham.
“Ai filloi stërvitjet dje. Ai u stërvit gjatë tërë seancës dhe pres që ai të stërvitet sot. Besoj që ai do të jetë i gatshëm për nesër . Nuk ka kuptim që të shikojmë mbrapa në atë se çfarë ndodhi para gjashtë ose shtatë ditëve, më e rëndësishmja është ajo që ndodh nesër. Anash këtyre, Ronaldo dhe Cavani do të jenë të dy të gatshëm për nesër”, tha trajneri i United.
Pavarësisht rikthimit nga lëndimi të Ronaldos dhe Cavanit, mbrojtësi i krahut Luke Shaw do të mungojë pë shkak të Covid-19, ndërsa pritet që edhe mesfushori Scott McTominay të jetë hendikep për “Djajtë e Kuq”.
/TV Malisheva