Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vushtrri ku një person ka bërë për spital motrën e tij, raporton TV Malisheva.
Palët janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Vushtrri 02.03.2022 – 23:05. Viktima femër shtetase e Kosovës ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.