Në Kosovë në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Janë shënuar 11 raste pozitive dhe një viktimë.Në total numri i rasteve aktive është 733.
Postimi i plotë:
10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 733.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Share.