Objektivi i transferimit të Manchester United, Joao Felix, ka zbuluar se nuk ishte vënë në dijeni për ndonjë interes për të gjatë merkatos verore.
Sulmuesi portugez thuhet se ishte nën radarin e “Djajve të Kuq” gjatë afatit kalimtar veror, ku shumë media raportuan se United ka bërë ofertë prej 125 milionë eurosh për Felix, përcjellë TV Malisheva.
Megjithatë, Felix ka sugjeruar se ai thjesht u përqendrua në të qenit lider te skuadra e tij, Atletico Madridi. Ai i tha “Marcas” kur u pyet për një lëvizje te Djajtë e Kuq: “Asgjë nuk më erdhi. Presidentët merren me këto gjëra. Unë jam këtu”.
“Kam ndjenjën se duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar klubin dhe ekipin. Mundohem ta vërtetoj këtë dhe nëse kolegët më shohin si lider, aq më mirë. Në këtë mënyrë jemi më të lidhur dhe do të kënaqemi shumë më tepër”, shtoi më tej Felix.
Felix ka pasur një aventurë të përzier në Spanjë që nga transferimi i tij nga Benfica, pasi kishte marrë kohë për t’u përshtatur me taktikat e trajnerit Diego Simone.
Ai ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar 18 të tjerë në 116 paraqitjet e tij në të gjitha garat për ekipin gjatë tre viteve të tij në klub.
/TV Malisheva