Një vit pasi i dha fund kapitullit të tij 20-vjeçar në Barcelonë, mund të thuhet se Lionel Messi nuk i ka kaluar kohët më të mira në karrierë këtë sezon.
Argjentinasi kishte sezonin ndoshta më të dobët të karrierës së tij profesionale, në të cilin ai shënoi vetëm gjashtë gola në Ligue 1.
Edhe pse, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e ka mbështetur atë për të pasur sukses në sezonin e ardhshëm, ka një ndjenjë që fuqitë e Messit po pakësohen.
Një rikthim në Barcelonë u spekulua në afatin kalimtar të janarit, por presidenti i klubit Joan Laporta hodhi poshtë këto spekulime, duke sugjeruar se nuk ka mundësi që legjenda e “Blaugranëve” të rikthehet te Barça në të ardhmen e afërt.
Sipas një raporti nga “ARA”, distanca mes Messit dhe Barcelonës po rritet me sa duket, ku që prej momentit që Laporta shprehu dëshirën e tij për të organizuar një lamtumirë për argjentinasin, nuk ka pasur asnjë kontakt me lojtarin rreth ngjarjes.
Marrëdhënia e Messit me lojtarët e Barcelonës gjithashtu është ftohur për shkak të mungesës së komunikimit.
Megjithatë, ai mban një marrëdhënie të shkëlqyer me kapitenët spanjollë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
/TV Malisheva