Manchester United përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ylli i skuadrës, Marcus Rashford e ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Rashford ka nënshkruar një kontratë të re me United, e cila do ta zgjasë qëndrimin e tij në “Old Trafford” deri më 30 qershor të vitit 2028.
Ylli anglez ka bërë 359 paraqitje me “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat, duke shënuar 123 gola që nga debutimi i tij profesional në vitin 2016.
/TV Malisheva