Werder Bremen nuk ka arritur që të shënojë fitore në përballjen kundër Freiburg.

Bremen kanë marrë vetëm një pikë nga përballja me Freiburg, në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga, duke luajtur baras me rezultatin 2:2.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Milot Rashica, i cili shënoi një gol dhe shtoi një asistim.

Fillimisht, kosovari hapi llogarinë duke shënuar gol në minutën e 9’ të takimit, për epërsinë e parë të Werder.Mysafirët reaguan me anë të Nils Petersen, në minutën e 28’ të takimit për të shkuar në pauzë me rezultatin e barabartë.

Rashica doli edhe një herë në skenë kur dha asistimin për Gebre Selassie, i cili tundi rrjetën në minutën e 59’, për epërsinë e dytë të Bremen.

Werder u dorëzua në minutën e 94′ kur Petersen realizoi përsëri, kësaj radhe nëTashmë Bremen ngritët në 11 pikë, për pozitën e 12 në tabelë, kurse Freiburg ka 18 pikë për pozitën e 5.

Share.