Milot Rashica u shfaq protagonist në fitoren 3-2 të Kosovës ndaj Irlandës, duke fituar penallti dhe dhuruar asistin e golit të dytë.

Sulmuesi i Norwich foli për mediet përpara sfidës së ditës së diel (20:45) ndaj Greqisë në Volos, ku ndër të tjera tha:

Greqia? Ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi përgatitur, do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje.

Presim një ndeshje shumë të vështirë, është një kundërshtar ndryshe nga Irlanda e Veriut. Me motivim dhe duke bërë gjërat që bëmë ndaj Irlandës, t’i përsëritim nesër, por duhet të bëjmë shumë më shumë për të fituar ndeshjen.

Ndeshja më e mirë në Fadil Vokrri? Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributin tim te golat, besoj se po, ishte ndeshja më e mirë.

 

Mungesat? Kemi shumë, me kartonë dhe dëmtime, por të gjithë lojtarët që janë këtu janë gati, do të japim maksimumin.

Dimitris Giannoulis? Po, ne luajmë bashkë te Norwich, ai është ndër shokët e mi më të mirë. Biseduam me njëri-tjetrin, por folëm për gjëra të tjera, jo për ndeshjen.

Ka ardhur koha të bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Duhet të shënojmë gola nëse duam të fitojmë ndeshjen. Shpresoj të finalizojmë ndaj një kombëtareje që mbrohet mirë. Do krijojmë shumë raste, shpresoj të shënojmë”, deklaroi sulmuesi i skuadrës dardane.

/TV Malisheva

Share.