Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq komentoi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në katër komunat veriore. Sipas tij, ajo çka ka ndodhur me këtë proces zgjedhor është zgjidhje e përkohshme.

Rashiq këto komente i bëri në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme se normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër, pesë për qind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, është sipas meje një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz vërtetë nuk mund ta kuptoj çka po përpiqet të bëjnë“, tha Rashiq.

Ministri Rashiq ofroi bashkëpunimin me strukturën e re zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës.

Ai shtoi se qytetarët në atë pjesë të Kosovës ballafaqohen me një presion maksimal.

“Shumë një rrugë e gjatë kemi kaluar që të arrijmë në këtë moment dhe tash kushdo që të jetë ai ose ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit. Kur e them këtë, flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët më së shumti mund ta humbin nëse nuk arritët një marrëveshje e tillë dhe në veçanti nëse nuk respektohet. Prandaj, sikurse ne nga ana e ministrisë bashkëpunimi do të jetë jo vetëm për strukturat atje, por për të gjithë qytetarët. Personalisht të them të vërtetën se në një komunikim individual shumë shpesh po bisedoj me disa përfaqësues të grupacioneve të ndryshme në veri ende i mungon një guxim personal që të vazhdojnë hapat përpara për një zhvillim por duhet të kupton se në atë pjesë është një presion është absolutisht maksimal dhe nga ana e ministrisë dhe unë personal do të pres të gjithë ata që janë të gatshëm për bashkëpunim qoftë në nivelin siç keni thënë ju struktura e re e komunave”, u shpreh ai.

Sa i takon marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës për lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi u shpreh se kjo marrëveshje ende nuk është miratuar në Kuvendin e Bosnjës.

Por, ajo u shpreh optimiste që kjo mund të ndodhë brenda muajit të ardhshëm.

“Institucionet e Bosnjës e Hercegovinës ende nuk e kanë bërë ratifikimin në Këshillin e fundit të ministrave nga ana e ministrave serb. Ajo pikë e rendit të ditës është tërhequr dhe nuk është votuar ashtu që propozimi nuk ka kaluar në Këshillin e ministrave që të vijë në Kuvend të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës që të votohet por ajo të themi pozitive është drejtpërsëdrejti drejtimi i Dodikut që nuk do të stagnojë procesi i ratifikimit dhe shpresojmë që së shpejti do të përfundoj kjo pasi që jemi të lidhur edhe me afatet kur mund ta bëjmë, dhe shpresoj që do të bëhet muajin tjetër”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi foli edhe për mbështetjen financiare që ndau qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme për punësimin e pjesëtarëve nga komunitetet jo shumicë në vend.

“E kemi tani një paketë të tërë të masave ekonomike ndihmëse rreth progresit dhe prosperitetit të të gjitha komuniteteve pakicë në shoqërinë tonë. Projekti do të jetë i adresuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim përmes së cilës do të shkoj i tërë administrimin dhe logjistika. Me këtë hap pozitivë krijohet shoqëri e njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa marr parasysh përkatësinë fetare apo ndonjë karakteristik tjetër”, u shpreh ajo.

/TV Malisheva

Share.