Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente.
Në një prononcim për media, Rashiq tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se
“Jam shumë i kënaqur që krejt procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente… Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast ëhstë arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha ai.
/TV Malisheva