Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rast i ri me Covid-19, raporton TV Malisheva.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 3446 raste, prej tyre 3338 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 22 raste.

Share.