Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në garazhin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një litar, raporton TV Malisheva.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 38-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga disa të afërm, të cilët e larguan nga garazhi dhe tentuan t’ia japin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 38-vjeçarit.

\TV Malisheva

Share.