Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se aktualisht janë 864 raste aktive me COVID-19. Prishtina prinë me raste aktive, ku aktualisht janë 207 raste aktive, e pasuar nga Gjilani me 71, Ferizaj me 66, Prizreni me 54 dhe qytetet tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit bë e ditur për një vdekje dhe 32 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që për mbrojtje nga COVID-19 po vazhdon edhe vaksinimi antiCOVID-19, ku prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.