Në Malishevë është shënuar një rast i ri me COVID-19 për 24 orë ndërsa janë shëruar dy persona nga ky virus, shkruan TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri. Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevës, me IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1112 raste, prej tyre 1043 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 17 persona./TV Malisheva