Për 24 orë në Komunën e Malishevës janë shënuar 11 raste të reja me COVID-19, më shumë raste se dje, shkruan TV Malisheva.
Kështu ka njoftuar Komuna e Malishevës, ku të dhënat janë konfurmuar nga IKShPk dhe QKMF në Malishevë. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Sot në Malishevë janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 11 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë covid-19 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1150 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 25 persona.