Komuna e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar një rast pozitiv me COVID-19.
Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person që është kthyer nga SHBA dhe i cili ka qenë në karantinë.
Ai ka thënë se nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e lëvizjes, dy herë nga 120 minuta.
“Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep shërbim pa to. Mbaje distancën sociale e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë. Ka mbetur edhe pak kohe për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit ka 79 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal/TVMalisheva