Gjashtë të akuzuarit në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë liruar në procedurë të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, të akuzuarit që nga e mërkura janë të lirë në procedurë të rregullt.
Disa prej t akuzuarve kanë qëndruar 44 muaj në masën e paraburgimit, më pastaj në arrest shtëpiak, ndërsa tani përfundimisht janë të lirë.
Musa Damati avokat i të dyshuarës, Silvana Arsoviç. Damati tha se ky rast është karakterizuar me ndërlikime të paprecedente gjatë shqyrtimit e me frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur.
“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë me aktvendimin e saj ka konsideruar se janë konsumuar shkaqet mbi bazën e të cilave të akuzuarit kanë qëndruar për afro 4 vite nën masat e sigurisë së prezencës në procedurë, dhe të njëjtit tani janë liruar në procedurë të rregullt deri në përfundimin dhe marrjen e aktgjykimit lidhur me këtë rast. Ky rast është karakterizuar me ndërlikime te paprecedentë gjatë shqyrtimit, dhe se një numër i dëshmitareve të mbrojtur anonim kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë, ata dhe familjaret e tyre në rast se dëshmojnë në këtë proces gjyqësor”.
/TV Malisheva