Dega e Partisë Demokratike në Malishevë po akuzon partinë Nisma Socialdemokrate që po ushtron presion e kërcënime ndaj punëtorëve në vende pune, raporton TV Malisheva.
Përmes një postimi në Facebook, e njëjta ka thënë se këto kërcënime po praktikohen tash e një kohë të gjatë.
“Kërcënimet që po u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës në forma të ndryshme janë praktikë që ky pushtet, të udhëhequr nga subjekti NISMA, po e praktikon tash e tetë vjet.”
PDK përmes këtij reagimi ka shprehur se kjo po iu ndodhë atyre që nuk ishin përkrahës të NISMA-s në zgjedhjet e fundit.
“Zyrtarë në administratën komunale në Malishevë, që punojnë me vite në vendet e tyre të punës, kërcënohen me largim ose me ndërrim të vendit të punës, duke i injoruar me pozita të ndryshme. Ky është presion i përditshëm që u bëhet atyre që nuk ishin përkrahës të NISMA-s gjatë zgjedhjeve të fundit. Çdo ditë përmenden emra, pozita se kush mund të largohet, kujt duhet t’i ndërrohet vendi i punës e forma tjera të presionit”
Madje ka paralajmëruar se këto shkelje do t’i dërgojnë në organet e drejtësisë.
“Këto forma sa janë të pamoralshme, aq janë edhe të kundërligjshme, pasi që çdo zyrtar është i punësuar me një kontratë, ku mbrohen të drejtat e tij me ligj.Për të gjitha këto shkelje ne do t’i përcjellim dhe do t’i paraqesim edhe në organet e drejtësisë, sepse nuk do të lejojmë as edhe një shkelje ndaj qytetarëve vetëm se mendojnë ndryshe.”
Reagim i plotë:
Politika e milatantizmit në komunën e MalishevësKërcënimet që po u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës në forma të ndryshme janë praktikë që ky pushtet, të udhëhequr nga subjekti NISMA, po e praktikon tash e tetë vjet.Zyrtarë në administratën komunale në Malishevë, që punojnë me vite në vendet e tyre të punës, kërcënohen me largim ose me ndërrim të vendit të punës, duke i injoruar me pozita të ndryshme. Ky është presion i përditshëm që u bëhet atyre që nuk ishin përkrahës të NISMA-s gjatë zgjedhjeve të fundit. Çdo ditë përmenden emra, pozita se kush mund të largohet, kujt duhet t’i ndërrohet vendi i punës e forma tjera të presionit.Këto forma sa janë të pamoralshme, aq janë edhe të kundërligjshme, pasi që çdo zyrtar është i punësuar me një kontratë, ku mbrohen të drejtat e tij me ligj.
Për të gjitha këto shkelje ne do t’i përcjellim dhe do t’i paraqesim edhe në organet e drejtësisë, sepse nuk do të lejojmë as edhe një shkelje ndaj qytetarëve vetëm se mendojnë ndryshe.