Real Madridi ka reaguar në faqen zyrtare pas ndeshjes ndaj Barcelonën, për dy momentet e ndërhyrjeve në Raphael Varanen në zonën katalunase.

Madrilienët pretendojnë se në dy rastet ekzistuan penalltitë, shkruan KosovaPress.

“As gjyqtari dhe as VAR-i, nuk i panë dy penalltitë për Varane”, thuhet në titull.

“Francezi pësoi një goditje nga Lenglet dhe dy minuta më vonë u kap nga Rakitiç”, shkruan mes tjerash Real Madrid.

Pas ndeshjes kapiteni i Los Blancos Sergio Ramos ka folur për gazetarët, duke u ankuar për dy penalltitë e mos akorduara.

“Ndihem i zhgënjyer me barazimin, Reali bëri më shumë për të shënuar. Ishte një ndeshje e komplikuar, mendoj se u shkaktuam probleme, nuk bëmë gabime që na kanë kushtuar si në “Clasico-t” e mëparshëm”, tha fillimishti kapiteni madrilen.

“Kishte dy penallti, i pamë gjatë pushimit, ato ishin të pastra. VAR për këtë është këtu, por se di, kjo mbetet çështje fati pastaj, në të ardhmen do të ketë vendime në favorin tonë”, shtoi ai.

Share.