Steven Gerrard ka përgëzuar Liverpoolin për fitimin e titullit kampion në Premierligë, pas pritjes së gjatë 30 vjeçare.

Liverpoolit i ka mjaftuar një rezultat pozitiv i Chelsea ndaj Manchester Cityt në ‘Stamford Bridge’, për t’u shpallur kampion shtatë xhiro para fundit të sezonit.

Ky ishte titulli i parë kampion i Liverpoolit pas pritjes së gjatë 30 vjeçare, diçka që nuk kishte arritur ta përjetonte Steven Gerrard, edhe pse ishte pjesë e kësaj skuadre për 17 vite.

“Urime për të gjithë Liverpool FC që fituan Premierligën”, ka shkruar Gerrard, përcjell lajmi.net.

“Arritje e jashtëzakonshme nga një skuadër fantastike me lojtarë shumë të mirë. Të udhëhequr nga një trajner i klasit botëror dhe një stafi të mirë trajnues, gjithashtu edhe përmendje e veçantë për mbështetjen e FSG”.

“Dhe së fundi dhe më e rëndësishme tifozët, që kanë pritur 30 vjet. Le të fillojë festa”./ Tv Malisheva

Share.