Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Veshja shqiptare katër mijë vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.

Share.