Llapi është mposhtur sot nga Gjilani me rezultat 2-1.

Llapjanët në fakt kaluan të parët në epërsi, megjithatë Gjilani përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Në intervistën pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur shumë i revoultuar me gjyqtarin Mentor Ajeti.

“Gjilani nuk e fitoi lojën, por Mentor Ajeti me ekipin e vet. E pamë nga fillimi që është kundër ndesh dhe dëshironte të na mposhte”.

“Ne nuk mund të fitojmë ndaj gjashtë gjyqtarëve. Mentori nuk duhet të gjykojë në ndeshjet tjera tona, në të kundërtën do të marrim masa”.

“Nuk është me rëndësi nëse fitojmë ne apo Gjilani, mirëpo gjyqtaren duhet të jenë me përvojë, në VAR janë referët me eksperiencë kurse në fushë vendosen gjyqtarë që nuk i kanë as dy lojë në Superligë”, përfundoi Batatina. /TV Malisheva

Share.