Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit që nga 13 marsi.

Ky pezullim mund të zgjatë edhe disa javë, por FFK po shpreson që stërvitjet të nisin me 10 maj, gjë që pritet të jetë e pamundur.

E gjitha kjo pasi mungon një vendim i IKSHP-së, në mënyrë që të fitohet leja e zhvillimit të përgatitjeve në terrenet sportive.

Kurse, gjatë kësaj kohe mjaft shumë po diskutohet edhe anulimi i tërësishëm i kampionatit, por enigma mbetet çështja e fatit të kampionatit.

Për këtë çështje ka reaguar edhe trajneri i Prishtinës, Armend Dallku i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale është tallur me të gjitha ata që po komentojnë fatin e kampionatit.

Më poshtë postimi i tij i bërë disa minuta më parë:

Share.