Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas situatës së krijuar me virusin Covid-19.
Kilaj ka shkruar se në Malishevë dështoi kryetari i Komunës, Ragip Begaj së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Komuna e Malishevës dje shënoi numrin 60-të të të infektuarve. Jemi në prag të një katastrofe epiemiologjike që do të prekë çdo malishevas! Në atë rrugë jemi! Kaluan disa javë kur pushteti qendor dhe ai lokal akuzonin njëri tjetrin për neglizhencë e mosmbështetje.Karantinimi i Malishevës nuk dallonte(edhe sot) nga Komunat pa raste të të infektuarve.
Ishte rasti i dytë në Kosovë që u shfaq te ne ama masat e marra ishin joadekuate dhe joprofesionale. Merreshin më shumë me ndihma ushqimore e promovime politike niveli qendror e ai lokal e jo me masa parandaluese! Në Malishevë dështoi kryetari Begaj por dështoi edhe Kryeministri Kurti i cili nuk gjeti kohë të mirrej me Malishevën!
Sot kryetari Begaj pranoi dështimin por nuk tregoj se çka tutje përveq besimit dhe lutjeve se do e kalojmë këtë të keqe e cila nuk njef mosh, gjini, raca, besime,kombe a kontinente!/ Tv Malisheva