Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që t’i përfundoj të gjitha kampionatat per sezonin 2019/2020, përveç Superligës së Kosovës.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar shumë skuadra kosovare
Së fundi, është skuadra e femrave KFF Mitrovica e cila ka reaguar ashpër ndaj vendimit të FFK-së.

Sipas tyre, ky vendim e diskriminon futbollin e femrave dhe është i padrejtë dhe absurd që të zhvillohet vetëm një ndeshje pas një muaji.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KFF Mitrovicës:

Vendim i pa drejtë nga ana e FFK-së diskriminon futbollin e femrave.
Sot KE paska marrë vendim me i vazhdu garat në IpkoSuperligë në futbollin e meshkujve, ndersa paska anulu Ligat e tjera, njëjtë edhe për Ligen e femrave paska vendos mos me garu e as mos me u anulu, por me lujtë një ndeshje pas një muaji, vendim i padrejt dhe mund të themi edhe absurd , diskriminues, jo human dhe jo sportiv.
Vendim të tillë nuk gjenë në asnjë federatë.
Ka kohë që FFK ka qasje diskriminuese dhe injoruese ndaj futbollit të femrave, si nga ana financiare ashtu edhe nga investimet në Infrastrukturë ,tani me këtë vendim interferoj drejtpërdrejt edhe në garat sportive.

Përkunder se ne KFF Mitrovica jemi klubi i vetëm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon që ka arritur në garat ndërkombëtare deri në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Bazuar në pauzen e gjatë, zhvillimi i vetëm një ndeshje dhe jo i tërë kampionati është me rrezik edhe për shëndetin e futbollisteve.
Vendimin e sotëm do të apelojm edhe në instanca të tjera,sepse KE i FFK-së ka shkelë rregulloren e FFK 2019/2020 e ku në nenin (66 pika 6..7)ceket qartë se si përcaktohet Kampioni.
Ne si klub nuk e dijm se mbi cilen bazë dhe ne cilin nen është thirrur KE për t’a caktuar një ndeshje përcaktuese ,FFK duhet të vendos ose të vazhdohen garat ose të anulohet kampionati.
Investimet shumë vjeçare nuk mund të përcaktohen me një lojë pas një pauze pothuajse 7 mujore.

Share.