Përmes një komunikate për medie, LDK thotë se shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e rëndë të politikbërjes në Kosovë.
Sipas LDK-së, me këto përgjigje kanë rënë “maskat dhe perdja e populizmit”.
“Maskat ranë. Me to dhe perdja e populizmit. Përgjimet e publikuara sot në mediet kosovare, shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist. Kjo hipokrizi, tashmë standard veprues i partisë në pushtet, që në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për një gjë të tillë, shpërfaq gjendjen alarmante të politikëbërjes në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë. Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cenon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.