Granit Xhaka ka nxitur shumë reagime pas sjelljeve të tij në ndeshjen e djeshme të Arsenal, kur lojtari po zëvendësohej.
Xhaka u përcoll nga vërshëllima të shumta në stadium, vërshëllima këto që i shkatërruan nervat e lojtarit, i cili më pas nuk kontrolloi dot reagimet.
Sjelljet e mesfushorit nuk i kanë pëlqyer aspak legjendës të Arsenal, Nigel Ëinterburn, i cili ka thënë se atij duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.
“Isha i befasuar. AI është kapiteni i Arsenal. U befasova kur ai hoqi fanellën dhe tregonte veshin. Ai fyente edhe tifozët dhe një gjë e tillë nuk pritet nga një kapiten” ka thënë Ëinterburn
“Mendoj se Unai Emery duhet t’i heq atij shiritin e kapitenit. Ai ka edhe pesë lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë këtë punë” shtoi legjenda e ‘Gunners’.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet që trajneri apo edhe bordi do të marrin në raport me Xhakën.