Edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i reagon Vetëvendosjes, këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social facebook

Ja postimi i plotë :

Shyqyr që ra kjo ditë e u pam!!!
Për ta njohur njeriun duhet me i dhënë pushtet!!!
Ata që ishin në gjendje që ta kallnin Kosovën në emër të ligjit, të drejtësisë e të patriotizmit, sot po ata janë ngritur kundër sundimit të ligjit e në mbrojtje të votave të kontrabanduara nga Serbia.
Ky është sinjali i parë, shumë i keq se në Kosovë është rezikuar liria, pavarësia e demokracia.
DEMOKRACIA DHE SUNDIMI I LIGJIT NË ASNJË VEND DHE AS NË KOSOVË, nuk mund të ndodhë nga ata që luftojnë per të grabitur vullnetin e sovranit me vota të kontrabanduara nga Serbia.
LVV-ja, duhet ti tregoi opinionit, sa vota u kanë humbur kandidatëve te saj nga ato vota të kontrabanduara? Pse ajo po i mbron votat e kontrabanduara e të paligjshme të ardhura nga Serbia? Mos vallë ajo po dëshiron me vota të kontrabanduara të grabisë të qeverisurit në Kosovë? Pse kjo parti që nuk i donte mallrat e ardhura nga Serbia, po i dëshiron kaq shumë votat e kontrabanduara nga ajo?
Këtë sqarim LVV-ja ua ka borgj qytetarëve të Kosovës!.
Pa u provu nuk njihen burrat!!!

Share.