Xherdan Shaqiri ka reaguar në rrjete sociale pasi shkëlqeu me Liverpoolin.

Shaqiri mbrëmë në derbi kundër Evertonit shënoi golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp kur po luhej minuta e 17-të.

Futbollisti nga Zhegra në këtë ndeshje ishte titullar dhe e zhvilloi gjithë takimin, gjersa Liverpooli fitoi 5:2.

28-vjeçari është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes, derisa në rrjetin social Instagram ka shkruar:

“Liverpooli qëndron i kuq sonte. Bravo djema. I lumtur që jam kthyer në fushë”.

Kjo ishte paraqitje e tretë e Shaqirit në Premierligë këtë edicion, derisa ishte goli i parë për të këtë sezon./MalishevaTV

Share.