Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes rrjetit të tij në instagram, presidenti Thaçi ka shkruar shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në coverin e tij në FCB.

Share.