Gareth Bale pritet të largohet këtë verë nga Real Madridi pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

E ardhmja e uellsianit ende është në pikëpyetje, pasi nuk ka oferta konkrete nga kampionatet evropiane.

Everton dhe Newcastle United janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim, ndërsa e ardhmja e tij më shumë shihet në MLS amerikane ose në Superligën kineze ku shumë skuadra e duan atë.

Te Reali janë të bindur për largimin e tij dhe tanimë kanë gjetur një futbollist që do ta zëvendësonte Balen.

Los Blancos kanë filluar negociatat me Sevillën për anësorin argjentinas, Lucas Ocampos.

25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën bardhekuqe ku në 29 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime.

Ocampos iu bashkua Sevillës verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro, teksa klubi spanjoll tani për ta lënë të lirë kërkon 45 milionë.

Ish-anëtari i Monacos, Genoas, Milanit dhe Marseilles ka pranuar transferimin në Madrid, por tani i mbetet dy klubeve të arrijnë marrëveshje për të./ Tv Malisheva

Share.