Paraqitjet e mira të Marcelo Brozovic me fanellën e Interit kanë tërhequr vëmendjen e Real Madrid.

Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, i cili shikon te kroati partnerin ideal të Casemiros në mesfushë, ose zëvëndësuesin e brazilianit në rast largimi të tij.

27-vjeçari u bashkua me Interin në janar 2015 nga Dinamo Zagreb, ndërkohë që kontrata e tij me zikaltërit përfundon në qershor të vitit 2022.

Brozovic shikohet si një nga liderët e mesfushës së Interit, ndërkohë që në sfidën e fundit ndaj Milanit, mesfushori mbajti edhe shiritin e kapitenit, në mungesë të Handanovic.

Share.