Sot me fillim nga ora 19:30 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 36 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali u mposht 1:0 nga Valencia, kurse Rayo Vallecano pësoi humbje 2:1 nga Espanyoli.

Momentalisht, Reali zë vendin e tretë në tabelë me 71 pikë të arkëtuara, krahas Rayo Vallecanos që renditet në vendin e 11 në kuotën e 46 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa, ku te Reali nuk do të paraqiten Diaz dhe Vinicius Junior, kurse te Rayo Vallecano mungojnë Suarez.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Real Madridi (4-3-3): Courtois; Fernandez, Alaba, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Valverde

Rayo Vallecano (4-2-3-1): Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, Garcia; Comesana, Valentin; Palazon, Lopez, Garcia; Camello

/TV Malisheva

Share.