Mediat franceze kanë zbuluar se Arsenali i ka ofruar Real Madridit shërbimet e sulmuesit Alexandre Lacazette, kur këta të fundit kërkuar Pierre-Emerick Aubameyangun.
Barcelona është njëra nga klubet më të interesuara për reprezentuesin e Gabonit, ndërsa edhe Manchester Unitedi gjithashtu mendohet se e do lojtarin.
Sidoqoftë, Real Madridi po kërkon të vjedh marshimin ndaj rivalëve të tyre duke bërë një tentativë transferimi.
Los Blancos kanë pyetur drejtuesit e Topçinjve për mundësinë e përfundimit të një marrëveshje këtë verë, por Arsenali është i etur për të mbajtur kapitenin e tyre dhe do t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës.
Në vend të kësaj, Arsenali vendosi t’i ofrojë francezin Lacazette, i cili u nënshkrua për 46.5 milionë euro më 2017.
Sipas mediumit France Football, Arsenali i ka thënë Realit se mund të nënshkruajnë me Lacazetten dhe jo me Aubameyangun.
Lacazette ka qenë i lidhur edhe më një transferim të rivalët e hidhur të Realit, Atletico Madridin./ Tv Malisheva